
Santiliano Dule është trajneri më i ri i skuadrës së Tomorit të Beratit. Në fakt Dule është një emër i njohur për opinionin sportiv, pasi edhe vjet drejtonte ekipin beratas. Madje ai u bë objekt mediatik për shkak të ndeshjes së vitit të shkuar mes Tomorit dhe Tiranës. Bardheblutë po fitonin në transfertë, ndërsa Dule shante në distancë Ze Marian. (LEXO KËTU).
Pak kohë më vonë ai u shkarkua prej rezultateve të dobëta, ndërsa një ditë para Vitit të Ri, emërohet sërish në krye të pankinës së Tomorit. Me sa duket në Berat, Dule është i preferuar edhe për Këshillin Bashkiak që ka zgjedhur t'i bëjë këtë dhuratë në vigjile të Vitit të Ri.
Poll