
Dënimi 10-vjeçar i UEFA-s tronditi padyshim klubin e Skënderbeut. Ekipi që bëri histori jo vetëm në futbollin shqiptar, por dhe në Europë, prej disa vitesh lëngon për të qëndruar mes më të mirëve në elitë. Megjithatë ajo që bie në sy është politika që vazhdon të përdorë presidenti Ardjan Takaj me bashkëpunëtorët e tij.
Në skuadër ka talente që në një të ardhme mund t'i shërbejnë çdo ekipi. Kontratat janë të kopsitura nga drejtuesit dhe vështirë se futbollistët mund të largohen nëse s'paguhen për ta. Ndoshta rrogat nuk prekin mijëra eurot e dikurshme që merrnin lojtarët, por mënyra se si vepron klubi korçar është për t'u përshëndetur. Pa u nënvlerësuar të tjerët, mjafton të përmendim Uerdi Marën dhe Elvi Berishën, dy futbollistë që çdo skuadër do të donte ta kishte në gjirin e vet.