Është mbyllur Laçi 0-0 Skënderbeu. Sfida e zhvilluar në Laç vlente për javën e 33 të Superligës, me vendasit që janë ndalur nga portieri Rexhepi, që padyshim ka qenë heroi I miqve. Skuadra e Duros nuk e ka çarë dot mbrojtjen mike, që ka ndalur disa herë sulmet e Lushkjas, Mazrekaj apo edhe Xhixhës. Me këtë pikë Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e tretë, teksa Skënderbeu ka barazuar Kastriotin në vendin e 7 me 31 pikë. Humbaj e Bylis dhe pika e korçarëve ka bërë që Skënderbeu të shpresojë për mbijetesën këtë edicion.
Për Gol pas Goli, foli trajneri I Laçit, Shpëtim Duro:
“Janë ndeshje që të vjen keq që dalin kështu, kemi dominuar gjithë lojën dhe kur nuk shënon situata vështirësohet. Bëhet shumë e vështirë edhe për sulmuesit kur kalojnë minutat. Ky është futbolli, kemi shpërdoruar shumë. Kundërshtari krijoi pak para nesh.
Moviola? Nëse e preku me dorë të hapur, djemtë më thanë që ishte penallti, por ky është futbolli.
Deliu pjesën e dytë doli tre herë për të shënuar, Lushkja dhe të tjerët po. Ata herë tjetër kanë qenë zgjidhje për ne. Kemi sulmues që kanë nga katër muaj pa shënuar. Kundërshtarët qëndruan gjithë ndeshjen në mbrojtje”, tha Duro.