
Ka përfunduar ndeshja mes Skënderbeut dhe Ilirisë në Korçë. Të besuarit e Ernest Gjokës e kanë realizuar detyrën, triumfi 2-0 kundër ekipit nga Fushë-Kruja. Goli në pjesën e parë ka ardhur nga Nasr në minutën e 9.
Edhe pse ata u përpoqën ta “blindonin” fitoren në këtë segment kohor, nuk mund të bënin më mirë para porte. Në 45 minutat e dyta erdhi edhe finalizimi i sigurisë me Çuçka në të 73’.
Me këtë sukses, korçarët rikthehen te fitorja pas barazimit me Lushnjen. “Ujqërit” aktualisht janë vendosur në krye të Kategorisë së Parë me 7 pikë pas 3 javësh kampionat. Ndërsa Iliria nuk tregoi shenja rezistence, vendin i funidt në tabelë.
SKËNDERBEU: Alia, Shaqe, Vaskez, Dumfur, Vangjeli, Estrela, Janaqi, Abubakar, Ukiçi, Nasr, Tajo. Trajner: Ernest Gjoka.
ILIRIA: Xhika, A.Selmani, Stafa, B.Belmani, Sejdiu, Arrabal, Mavanga, Jakubu, Osikel, Mazrekaj, Dieje. Trajner: Dritan Smajli.