Skënderbeu luajti sot(e mërkurë) takim miqësor përballë Bylisit. Ndeshja u fitua me përmbysje 2-1 në stadiumin “Skënderbeu”. Pasi ballshiotët kishin shënuar në pjesën e parë, korçarët reaguan gjatë pjesës së dytë me Pusin.
Lojtari i Skënderbeut tundi rrjetën 2 herë, respektivisht në minutën e 75’ dhe 85’, duke kthyer gjithçka në favor të juglindorëve. Memelli i aktivizoi gjatë ndeshes të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.
“Ujqërit e dëborës” zbritën në fushën e lojës me Ruci, Premçi, Rapo, Hysolli, Zenullari, Ali, Liço, Pecani, Pusi, Abubakar dhe Gautrand. Thuajse aspak ngjashmëri me formacionin titullar gjatë sezonit të kaluar.
Ky ishte takimi i tretë miqësor, ndërsa pritet të luhen ndeshje të tjera. Migen Memelli po i merr më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion. Organika e re përbëhet nga lojtarë të rinj që pritet të japin maksimumin në Kategorinë e Parë.