Sot, do të luhet java e fundit e Superiores për vitin 2016. Katër takime do të luhen në orën 14:00, ndërsa supersfida ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet në orën 17:00.
Vllaznia do të presë në shtëpi Tiranën dhe duke u mbështetur te kompania “EuroLive”, shkodranët janë favoritë për të fituar. Ata kuotohen me koeficientin 2.1, ndërsa bardheblutë kuotohen me 3.4. Barazimi mes tyre e ka koeficientin 3.1.
Partizani do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut, por bardhekuqtë e Korçës janë favoritë. Ata kuotohen me koeficientin 2.2, ndërsa të kuqtë me koeficientin 3.25. Barazimi mes tyre kuotohet 3. Korabi do të presë në shtëpi Flamurtarin, por ekipi i Haxhiut nuk shihet si favorit për të fituar teksa kuotohet me koefiçient 4.4. Flamurtari me koeficient 1.8, ndërsa barazimi mes tyre 3.2.
Dy ndeshjet e tjera janë mes Luftëtarit dhe Kukësit, ku verilindorët shihen si favoritë dhe kuotohen me koeficient 2.15 dhe takimi mes Laçit dhe Teutës, ku kurbinasit duken favoritë dhe kuotohen me koefiçient 1.8.