Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënder GEGA trajner i Vitit 2019: Momenti më i bukur fitorja në derbi, kam patur kontakte për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder GEGA trajner i Vitit 2019: Momenti më i bukur fitorja në

Futbolli ka pushuar së luajturi në fushë për vitin 2019 dhe tashmë të gjithë janë duke bërë bilancin e viti. Në studion e Rubrikës Sportive në RTSH është duke u shpallur formacioni i vitit dhe trajneri më i mirë. Personazhet kryesor të këtij viti është duke i zbuluar ish trajneri i njohur Shkëlqim Muça, i cili pas sulmuesve ka thënë se trajner i këtij viti është Skënder Gega.

"Patjetër që është një çmim i madh. Është diçka që ndahet midis 100-ra njerëz, klubi, stafi, drejtuesit dhe vlerësimet bëhen për shkak të asaj pune që është bërë dhe e ndiej veten jashtëzakonisht të vlerësuar. Momentet kanë qenë të bukura, mendoj se kemi patur gjëra pozitive. Do të veçoja derbin e fundit ku mbyllëm dhe kampionatin ajo ka qenë dita më e gëzuar në karrierën time sportive. Si lojtarë kisha vite që e kisha kaluar dhe tani ishte një moment që më ka sjell shumë emocione. Kam patur ditë të trishtuara. Ka qenë momenti kur jemi eleminuar nga Gjirokastra në Kupë dhe më pas barazimi në "Selman Stermasi". Jam dëshpëruar shumë por megjithatë ndodhin në sport dhe më pas gjendem forcën për të ecur para", ka thënë Gega.

E ardhmja?

"Ky është profesioni jonë. Kam patur kontakte dhe në Jordani por për teknika të ndryshme vendosëm të mos firmosnim. Tani do të shikojmë nëse dikush beson tek ne dhe ka një projekt dhe ne do t'i bashkohemi", tha Gega.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga