
Skënder Gega ndodhet prej ditësh në Shqipëri, ndërsa i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", trajneri kampion deklaroi se është i gatshëm për të drejtuar një skuadër në vendin tonë.
Tropojani tregoi se pse ishte në vendin tonë, ndërsa në fund i shkeli syrin kujtdo që është i interesuar për ta pasur në krye të pankinës. Në fjalën e tij, Gega u shpreh:
"Në fakt unë firmosa një kontratë para 3 muajsh por arrita në momentin më të vështirë. Me leje të tyre shkova në Amerikë dhe si Galileo Galileo. Erdha në Shqipëri për të shkuar në Jordani. Atje është bllokuar çdo gjë.
Do të drejtoj në Shqipëri në sezonin e ri? Ky është profesioni im. S'kam asgjë tjetër. Uroj që gjërat të shkojnë mirë për mua, por edhe për të tjerët", tha ai duke lënë të hapur mundësinë për të drejtuar një skuadër.