Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënder GEGA dhe Ilir DAJA vënë në lëvizje tifozët, sytë nga PARTIZANI dhe TIRANA

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder GEGA dhe Ilir DAJA vënë në lëvizje

Partizani dhe Tirana janë dy klubet e Superiores që ende nuk kanë gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën në gjysmën e dytë të këtij sezoni futbollistik. Pas derbit mes tyre, i fituar nga bardheblutë tashmë ka një "duel" për pankinat kryeqytetase. Edhe pse të dy klubet preferojnë Ilir Dajën, duket se tifozët nuk janë në të njëjtin mendim.

Në kampin e kuq, mbështetësit e kampionëve kërkojnë rikthimin e Skënder Gegës, njeriun që i dha titullin Partizanit pas 26-vitesh. Ndërkohë, nga ana tjetër, te bardheblutë duan në skuadër një trajner siç është Ilir Daja. 53-vjeçari shihet si strategu i duhur për të risjellë trofeun te Tirana për 100-vjetorin e klubit.

A do të arrijnë këto dy skuadra të rikthejnë në pankinë këta emrat të njohur? Kjo pritet të shihet në ditët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga