Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Skandali/ Duka u tha legen...vjen reagimi i ashpër i kryetifozit kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT

Një email i dërguar gabim ka hapur një çështje që tashmë është në kuadrin e skandalit mes kreut të FSHF-së Armando Duka dhe grupimit më të madh në mbështetje të Kombëtares, "Tifozat Kuq e Zi". Duka në një shkëmbim e-maili me asistenten e tij në FSHF, Elira Kajtazi, i ka quajtur legenë tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, por që tashmë kjo gjë po bën xhiron e internetit.

Reagimi nga pala e akuzuar ka ardhur, ku Gentian Kelmendi, i cili njihet si kryetari i grupimit "Tifozat Kuq e Zi" ka bërë shkruar në "facebook"-un e tij zyrtar kundër kreut të FSHF-së, duke e akuzuar haptazi për dhunë fizike, psikologjike dhe për të gjithë burokracirat që ndodhin në këtë institucion.

Ja çfarë i shkruan tifozi kreut të FSHF-së:

[caption id="attachment_16208" align="alignleft" width="100%" alt="Skandali/ Duka u tha legen...vjen reagimi i ashpër i kryetifozit kuqezi" style="display:block"]E-maili i Dukes E-maili i Dukes[/caption]

"Cc-ja e privatizuesit numër një të FSHF nuk është diçka e panjohur për sportdashësit e Kombëtares.

Mendësia se si udhëhiqen institucionet tona me ide komuniste të fasaduara tregon edhe ky shkrim drejtuar punëtores Edlira Kajtazit nga ana e Dukës.

E vërtetë Z.Duka që jemi legenat më të papamë që të lëmë ty aty me vite sa turrshi ke hy.

E vërtetë z.Duka që legenat janë ata që ti i lë jashtë dhe pa bileta për në Francë dhe nuk reaguan për hir të interesave ma të gjana ndërsa ti shpërndaje bileta për miqtë, politikanët dhe agjensionet turistike.

Janë legena sepse nuk reaguan edhe kur i burgose, i rrahe pas ndeshjes me Gjerogjinë po me urdhrin tënd.

Nuk harrohen as gjithë ato vite që legenat kanë dhënë nga vetja përkundër bizneseve tua në kurriz të institucionit tonë -FSHF-së.

Por këto nuk do harrohen dhe nuk do anashkalohen dhe ta them me bindje që FSHF -në do e kthejmë te qytetari përkundër larove mediatikë dhe gazetarëve që zëvendësojnë papagallët.

Nuk e dua kombëtaren për një biletë o legen e as për ty.

E dua se më përfaqëson mua dhe kombin tim", përfundon shkrimi i kryetifozit kuqezi në faqen e tij në "facebook".

[caption id="attachment_16257" align="aligncenter" width="509"]tkz Faksimile e shkrimit të postuar në "facebook" nga Gentian Kelmendi[/caption]

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga