Skandalet seksualë janë bërë të shpeshtë në futboll, apo në disa sporte, por në Finlandë ka shpërthyer në përmasa të mëdha. Tetë lojtarë të përfaqësueses së Kubës janë përfshirë në një skandal seksual dhe janë arrestuar për përdhunim.
Sipas raportimit të “Associated Press”, nuk dihen detajet e përdhunimit dhe emrat e lotjarëve, por policia finlandeze ka deklaruar se ata do të largohen të hënën bashkë me skuadrën e tyre. Megjithatë, për lojtarët do të zhvillohet gjyq.
Në Tampere po zhvillohet Kupa e Botës për volejboll, ndërsa kubanezët janë pjesëmarrës në këtë eveniment, por në hotelin ku kanë qenë të akomoduar ka ndodhur dhe skandali i minutave të fundit.