Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SKANDAL/ Lojtarët në Kategorinë e Dytë hyjnë të dehur në fushë dhe 'masakrojnë' kundërshtarët, trajneri e pranon: E di, janë të pirë

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Lojtarët në Kategorinë e Dytë hyjnë të

Në ndeshjen Këlcyra-Domosdova 1-1 e luajtur dje, sfida e fundit e sezonit në Kategorinë e Dytë, Grupi B ka ndodhur një skandal i madh.

Të paktën një gjë e tillë është denoncuar nga trajneri i Domosdovës, Erald Karriqi, i cili për newsport.al u shpreh se lojtarët e Këlcyrës ishin të dehur në fushën e lojës, ndërsa kanë bërë ndërhyrje brutale ndaj futbollistëve të Domosdovës.

"Ndeshja nisi e qetë dhe shënuam duke kaluar në avantazh 1-0. Lojtarët kundërshtarë, duke mos u pajtuar me rezultatin, filluan të lëshojnë ofendime, pështyma, goditje me grusht, me shkelma dhe bërryla. E thënë shkurt, një ndeshje futbolli u kthye në arenë boksi. Ndërkohë, gjyqtari i takimit Marianito Troka nga Fieri qëndronte dhe vëzhgonte sesi ushtrohej dhunë mbi lojtarët e mi. Minimalisht duhet të akordonte 2­3 kartonë të kuq. Situata degradoi deri aty sa isha gati për të tërhequr ekipin nga fusha e lojës sepse po vihej në rrezik jeta e lojtarëve të mi.

Në pushim të ndeshjes mësova nga lojtarët e mi se futbollistët kundërshtarë ishin të dehur dhe këtë ma konfirmoi edhe kolegu im, trajneri i Këlcyrës, duke më thënë: 'Nuk kam çfarë t'u bëj sepse ata janë të pirë", deklaroi trajneri i Domosdovës, Erald Karriqi, ndërsa ndeshja përfundoi 1-1, pasi Këlcyra mori një 11-metërsh që e shndërroi në gol, moment tjetër për të cilin skuadra e Domosdovës ka pasur rezervat e saj duke pretenduar se kundërshtarit iu akordua një penallti inekzistente.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga