Ish mbrojtësi i Real Madrid, Borussia Dortmund e Schalke 04, Christoph Metzelder, është vendosur nën akuzë për posedim dhe përhapje të pornografisë për fëmijë. BILD ka raportuar se ditën e martë policia e Hamburgur ka kryer një kontroll në banesën e Metzelder dhe nga aty i janë gjetur materiale të pornografisë për fëmijë.
Liddy Oechterin, një zëdhënës i prokurorisë në Hamburg ka shpjeguar:
"Është hapur një procedurë kundër një gjermani 38-vjeçar me akuzën e trafikimit të dokumenteve të abuzimit të fëmijëve, të cilit i janë gjetur regjistrime digjitale".
BILD tregon se zbulimi ka ndodhur falë një gruaje, e cila kishte mbajtur një lidhje për një vit me ish-futbollistin. Ishte ajo që iu drejtua autoriteteve duke u dërguar atyre një folder me të paktën 15 imazhe të pornografisë së fëmijëve, të marra nga biseda me Metzelder.
Christoph Metzelder kaluajtur me Real Madrid nga viti 2007-2010 ku më pas u transferua tek Schalke 04.
