
Flamurtari nuk e ka nisur si duhet Kategorinë e Parë. Vlonjatët tanimë duhet të bindin edhe lojtarët për të qenë pjesë e tyre. Prej pagave të prapambetura, braziliani Carlos Ramos ka kërkuar të marrë letrat e largimit. Mesfushori I avancuar prej ditësh nuk shihet në stërvitje, duke konfirmuar krisjen me drejtuesit.
Lojtari u afrua sezonin e shkuar në janar, sëbashku me trajnerin Marcelo Troisi. Veç trajnerit që tanimë është pjesë e Turbinës, nga Flamurtari është larguar edhe gardiani Shpëtim Moçka që nuk shihet në stërvitje. Kuqezinjtë këtë sezon përbëhen nga emra të rinj, teksa nuk do e kenë të lehtë ngjitjen në Superligë edhe prej merkatos së bllokuar nga FIFA.
Poll