Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Situatë kaotike nga Covid-19, skuadra shqiptare i nënshtrohet testeve (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Covid-19 ndali për afro 3 muaj aktivitetet sportive, ndërsa me rikthimin në fushë dhe rritjen e rasteve të të prekurve nga Coronavirusi, të shumta kanë qenë vendet që kanë shtyrë kampionatin. Një gjë të tillë ka bërë edhe Qeveria në Maqedoninë e Veriut.

Klubi shqiptar I FC Shkupit I është nënshtruar sot testeve për të parë nëse lojtarët apo pjesëtarë të tjerë të stafit janë të prekur, përpra nisjes për në fazën përgatitore, aty ku janë planifikuar edhe katër ndeshje miqësore. E gjithë kjo ka ardhur pasi në vendin fqinj numri I të prekurve me Covid është rritur ndjeshëm.

Njoftimi I FC Shkupit:

Skuadra e FC Shkupit në vigjilje të ngritjes së formës, tani më po bënë përgatitjet e fundit para se të enjten të niset për në Ohër, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve verore si dhe do të luhen disa ndeshje kontrolluese.

Por para se të ndodhë kjo, skuadra sot ka kryer testimet për COVID-19, ku ekipi i klinikës "Zhan Mitrev", ishte në objektet e FC Shkupit dhe ka marrë mostrat e të gjithë futbollistëve dhe stafit, ndërsa rezultatet e testimeve do të jenë gati brenda 24 orëve.

Kujtojmë se FC Shkupi tani më ka planifikuar fazën përgatitore në Ohër nga 16 korriku deri më 1 gusht, ndërsa janë planifikuar edhe katër ndeshje kontrolluese.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga