
Sitauata në Europë nuk është e qetë, teksa Italia është më e prekura ndër shtetet e Kontinentit të Vjetër. Kjo gjë ka prekur edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit, që në fundin e marsit ka programuar dy teste miqësore. Ndeshja ndaj San Marinos në transfertë është anulluar si shkak i coronavirusit. Sipas "Procesit Sportiv" e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Slloveninë.
Ndeshjet e programuara për në territorin italian nuk mund të luhen, teksa ishte hedhur hipoteza e zhvillimit të tyre në Shqipëri. Stafi e ka të pamundur të lëvizë nga Italia për shkak të masave dhe ndeshja me San Marinon pret vetëm konfirmimin nga FSHF për t'u cilësuar si e anulluar. Ende nuk ka një vendim për testin tjetër miqësor, teksa 2 rastet me virus të konfirmuara në Shqipëri dhe zbrazja e stadiumeve, mund të bëjnë që edhe ky test të anullohet.