
Situatë kaotike në Ballsh. Ndeshja Bylis-Tirana është në dyshim për t’u zhvilluar pasi ditën e djeshme futbollisti ballshiotë, Eridon Qardaku ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Duke parë këtë situatë I gjithë klubi I Bylisit ka bërë testet dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Në një prononcim për “Supersport”, ka folur presidenti I Bylisit, Besnik Kapllanaj që ka sqaruar se çfarë po ndodhë me këtë ndeshje.
“Të jemi I sinqert nuk e kuptoj ça po ndodh. Më duhet të sqaroj pak problemin e futbollistit Qardaku. Unë dhe klubi jemi treguar të gatshëm dhe sapo lojtari kishte temparaturë I kemi teste së bashku me dy lojtarët e tjerë që kishte udhëtuar. Më kanë kërkuar t’I lajmërojë direkt dhe kemi njoftuar klubin dhe po atë natë kam marrë në telefon sekretarin Ilir Shulku edhe pse ora ishte 11 e natës. I kemi bërë teste të gjithë lojtarëve, stafit dhe personelit të hotelit.
Sot nga Federata kemi kërkuar një shkresë për të qenë të korrekt dhe e duam me vulë pasi nuk I nxjerrim lojtarët në fushë. I kam thënë shefit që e keni për detyrë ta firmosni pasi është me rregull. Ai personi që na ka dhënë këto teste me vulë është kërcënuar që përse ia ke dhënë. Lojtarët kanë qendruar rreth 5 orë jashtë pasi nuk lejohej të rrinte jashtë. Të jem I sinqert është një situatë tepër komike kjo që po ndodhë tani.
Stërvitja ka nisur zyrtarisht në grup dhe lojtarët I kemi lënë nëpër shtëpi. Nuk mund të ndalojmë lojtarët që mos të shkojnë në shtëpi, por I kemi lënë lojtarët të zgjedhin vetë nëse duan të qendrojnë apo jo. Ne kemi marrë njoftim dhe kemi dalë në fushë. Federata ka dhënë urdhër që të dalim në fushë pasi do të ketë penalizime.
Kemi marrë përgjigjen e testeve me shkrim e me vulë. Ky problemi që na doli ne mund t’I dali edhe skuadrave të tjera. Me rregullore është që lojtari që del pozitiv duhet të karantinohet vetëm personi I infektuar. Ne nuk na është kërkuar që të shtyhet ndeshja, por kur ne dalim në fushë vjen një person që as unë nuk e njoh fare dhe thotë që nuk do luhet ndeshja”.