Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Situata kaotike me biletat/ FSHF mbledhje urgjente për të vendosur si do operohet me tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Situata kaotike me biletat/ FSHF mbledhje urgjente për të vendosur si

Situata e krijuar së fundi, pas lajmit se ndeshja Shqipëri-Izrael do të zhvillohet në Elbasan dhe jo në Shkodër është vërtet kaotike, pasi shumë tifozë që kanë blerë biletat prej kohësh ishin përgatitur për të qëndruar në Shkodër.

Ata kërkojnë tashmë një shpjegim nga FSHF se si do të procedohet me biletat e tyre dhe nëse do të dëmshpërblehen për vlerën monetare të biletave që kanë blerë, në rastet kur nuk do të kenë mundësi për të udhëtuar drejt Elbasanit.

Duke parë këtë gjendje dhe kontestimet e tifozëve, newsport.al mëson se zyrtarët e FSHF-së janë duke zhvilluar aktualisht një mbledhje në zyrat e këtij institucioni.

Pritet të vendoset se si do të operohet me rastet e tifozëve që kanë blerë biletat e tyre në Shkodër dhe që nuk do të kenë mundësi të shkojnë në Elbasan, për të përcaktuar gjithashtu menaxhimin e diferencës së biletave që do të dalin tepër duke ditur faktin se stadiumi i Shkodrës ka një kapacitet më të lartë se ai i Elbasanit, por edhe faktin se si do të veprohet në rastet kur tifozët kanë blerë biletën online.

Kjo e fundit është edhe tema që ka më tepër ngërç duke ditur se tashmë janë shitur shumë bileta online, ndërsa prej disa orësh, sistemi online për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Izrael është mbyllur.

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga