
Te Flamurtari situata duket kaotike. Një humbje e thellë 3-0 ndaj një skuadre që luan në Kategorinë e Parë është një sinjal alarmi që kjo skudër është në një "krizë". Dihet tashmë që çështja e rrogave është problemi kryesorë te vlonjatët, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, në skuadër ka dhe probleme dëmtimesh.
Veliu, Alla dhe Kale janë lojtarët e dëmtuar që shqetësojnë trajnerin Daja në prag të rinisjes së kampionatit. Trajneri nuk ka preferuar që të flas pas ndeshjes ndaj Bylisit c'ka pasqyron më së miri dhe situatën në klub. Në rast se çështja e rrogave nuk do të rregullohet nuk është çudi që trajneri Daja mund të mendoi dhe largimin nga skuadra.
Poll