
Kampionatet kombëtare të futbollit ende s'kanë nisur ndërsa pritet një marrëveshje me qeverinë për të mësuar se kur do të fillojë aktiviteti sportiv. Sot, gjyqtarët e rinj të kolegjiumeve të ndryshme kanë zhvilluar testet fizike në stadiumin "Elbasan Arena".
Duket si një sinjal pozitiv që shumë shpejt futbolli në vendin tonë do të nisë. Të gjithë sy e veshë janë te takimi i nesërm, ku kreu i Ligës, Edvin Libohova do të vendosë pikat mbi "i" bashkë me Fidel Yllin, si përfaqësues të qeverisë për Ligjin e Sponsorizimeve.
Poll