
Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Sivasporit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Ky takim është luajtur në Turqi, vend ku të kuqtë po zhvillojnë fazën përgatitore. Fillimisht ishte skuadra e drejtuar nga trajner Skënder Gega që kalon në avantazh.
Jasir Asani, në minutën e 47-të arrin të shënjestrojë saktë portën e ekipit turk, ndërsa në të 66-tën vendasit barazojnë nëpërmjet një 11-metërshi. Duhet theksuar që tekniku i të kuqve provoi disa futbollistë në këtë test miqësor.
Barazimi 1-1 kundër Sivasporit është sinjal pozitiv për të besuarit e Skënder Gegës. Edhe ky vit kalendarik duket se ka nisur ashtu si viti që lam pas, ku të kuqtë u shpallën kampionë dimri.
Poll