Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Siguruan ngjitjen në Serie A, Benevento tenton një kampion bote

Shkruar nga NEWSPORT
Siguruan ngjitjen në Serie A, Benevento tenton një kampion bote

Andre Schurrle mbyll huazimin e tij te Spartak Moscoë. Sulmuesi gjerman ishte huazuar në kampionatin rus, ndërsa ditën e sotme në faqen zyrtare Spartak ka bërë me dije se lojtari do të rikthehet te Dortmund pasi aventura e tij ka përfunduar. Schurrle nuk është në planet e trajnerit Favre dhe ka një kontratë deri në 2021 me klubin verdhezi.

E ardhmja e tij do të jetë larg Gjermanisë dhe një klub surprizë kërkon shërbimet e tij. Benevento e sapo ngjitur në Serie A kërkon të bëjë një merkato të "çmendur" e pasi firmosën me Remy tashmë kërkojnë shërbimet e kampionit të botës. Mbetet për t'u parë se çfarë do të vendosi lojtari, por skuadra italiane është gati të firmosi me të dhe I garanton një vend titullari.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga