Rikthimi i Massimiliano Allegri në Torino duket se ka kthyer qetësinë te Juventus.
Bardhezinjtë kanë fituar lehtë testin e parë miqësor përballë Cesena, duke dhënë sinjale të mira tek tekniku 53-vjeçar. Me pjesën më të mirë të titullarë të lënë pushim, Allegri hodhi në fushë një formacion të ri, që bindi me rezultat dhe lojë.
Pas pesë minutash lojë, De Winter kaloi në avantazh Juventusin, teksa në minutën e 34, ishte McKennie ai që la shenjën e tij. Por në aksionin pasardhës, Cesena u mundua të futej në lojë me një gol të Shpendi. Futbollisti me origjinë shqiptare arriti të mposht Perin pas një pakujdesie në mbrojtjen torineze.
Në pjesën e dytë, trajnerët vendosën të bënin shumë zëvendësime dhe goli i të riut Soule vulosi rezultatin përfundimtar në 3-1.