Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shumë pranë titullit kampion, Shkëndija firmos me mbrojtësin e së ardhmes

Shkruar nga NEWSPORT
Shumë pranë titullit kampion, Shkëndija firmos me mbrojtësin

Shkëndija ka rinovuar kontratën me lojtarin 18 vjeçar, Leard Sadriu. Qendërmbrojtësi shihet me një të ardhme shumë të mirë dhe drejtuesit e klubit i kanë besuar atij firmën deri në vitin 2023.

Vetë lojtari është shprehur se është një kënaqësi shumë e madhe të jetë pjesë e Shkëndijës.

"Për mua është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e Shkëndijës, një klub simbol në vend dhe jashta kufijve. Shumë futbollistë ëndërojnë të vijnë këtu dhe për mua është arritje që klubi vendos të më rinovojë kontratën. Ky do të jetë motiv për të vazhduar të punoj edhe më shumë për të arsyetuar besimin e të gjithëve në KF Shkëndija, ndërsa besoj se bashkarisht do të gëzohemi në shumë suksese të reja periudhën në vazhdim", shprehet Leard.

Ndërkohë, Shkëndija në kampionat renditet në vendin e parë shumë pranë titullit kampion, ku, pas 31 ndeshjeve të luajtura numëron 69 pikë dhe është 11 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga