Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Shuhet në moshën 86 vjecare Dritëro Agolli, por ja si e ka komentuar ndeshjen Serbi-Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Shuhet në moshën 86 vjecare Dritëro Agolli, por ja si e ka

Zemra e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ndaloi sot së rrahuri pas mesditës në ambientet e senatoriumit, ku ka qëndruar tetë ditë me radhë. Njeriu i madh i letrave, ndërroi jetë në moshën 86 vjecare. Por, vec poezisë e prozës, ka pasur pasionin e tij edhe për futbollin. Dhe më konkretisht ndeshjen Serbi – Shqipëri, që u ndërpre në minutën e 42-të të pjesës së parë në Beograd, në tetor 2014.

“Shumë bukur u bë ajo ndeshja mbrëmë sepse serbët nuk deshën tifozë shqiptarë në Shqipëri dhe matanë Drinit, mirëpo doli vetë ai që ngriti flamurin në Vlorë, Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin. Ata ishin edhe tifozët më të mëdhenj”, tha Agolli atë kohë për televizionin Ora News.

Shkrimtari bëri edhe një përkufizim tijin për serbët, që sipas tij nuk e kuptojnë dot që futbolli është vecse një lojë. “Ata u treguan të pakulturë , jo të mençur sepse futbolli ka një karakter tjetër, t’i bashkojë njerëzit. Por ka disa vende në Ballkan që nuk heqin dorë nga nacionalizmi që kalon në shovinizëm”, tha në tetor 2014 Dritëro Agolli për Ora News.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga