Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shtyhet debutimi i sotëm, te Roma i kanë sytë nga Dybala

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhet debutimi i sotëm, te Roma i kanë sytë nga Dybala

Roma luan sot me Nice në 20:00. Sfida miqësore vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me klubin e Serie A që po zhvillon fazën përgatitore në Portugali.

Me Mourinhon në krye, Roma kërkon të jetë në garë për titullin e Serie A. Afrimi i fundit në ekip, Dybala ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për gola nga argjentinasi.

Ndërkohë që të gjithë prisnin debutimin e tij sot, nga Italia raportojnë se një gjë e tillë nuk do ndodhë. Dybala është jashtë formës fizike, me stafin që nuk do të rrezikojë dëmtime.

Me dy ditë stërvitje dhe pas pushimeve të gjata, tifozët e Romës do presin datën 30 korrik për miqësoren me Tottenham, për të parë Dybalan në aksion me fanellën verdhekuqe.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga