Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqiptari i Maqedonisë "ndez" sfidën, kërcënon kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptari i Maqedonisë "ndez" sfidën, kërcënon

Besart Ibraimi ka folur disa ditë para ndeshjes me Shqipërinë. Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë është i vetëdijshëm për vështirësinë e takimit që do të luajë në datën 5 shtator në "Loro Boriçi". Megjithatë sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës kërkon që të marrë pikë në sfidën e së hënës.

“Ky është një fillim i ri, me energji dhe sfida të reja. Ne duhet të respektojmë taktikën e trajnerit për të arritur një rezultat pozitiv. Unë shpresoj se do të kemi sukses, edhe pse e dimë që ndaj Shqipërisë do të jetë një takim shumë i fortë”, ka deklaruar ai.

“Shpresoj që do të ndihmoj ekipin në këto kualifikime për rezultate të mira. Atmosfera është pozitive dhe uroj që të marrim pikë ndaj Shqipërisë”, përfundoi sulmuesi i Shkëndijës.

Ky takim do të luhet të hënën, në datën 5 shtator në stadiumin "Loro Boriçi" në kuadër të eliminatoreve të botërorit "Rusi 2018".

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga