Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptar më të përfolur të momenit. Mbrojtësi kuqezi ka bërë debutimin në Serie A këtë sezon me Hellas Veronën dhe që nga ai moment është kthyer në një titullar fiks.
Janë të shumta klubet e mëdha që kërkojnë ta kenë në skuadër, ndërsa Verona kërkon minimumi 30 milionë euro për kartonin e tij.
Një bast i fituar nga klubi dhe trajneri Juric që tashmë do të përfitojnë shifra të mëdha nga shitja e tij. Hellas Verona i ka bërë edhe një portret të madh, Kumbullës në zyrat e klubit duke shfaqur edhe më shumë besimin ndaj lojtarit shqiptar.

Poll