
Nën mbrojtjen e trajnerin Inzagi dhe Perucit, përgatitësit të portierëve të Lacios, Federiko Marketi fitoi betejën me Etrit Berishën për një vend titullari. Në këto kushte, portieri kuqezi u largua tek Atalanta, edhe pse Tare dhe Lolito i kishin dhënë fjalën që në korrik se do të ishte ai numri 1 i portës së Lacios.
Por, tashmë që lëvizja është bërë mediet italiane aludojnë se Marketi është në presion të lartë psikologjik pas dy gafave me Atalantën javën e kaluar dhe pasigurive në sfidën e parë të sezonit, kundër Juventusit.
Nëse situata e Marketit nuk ndryshon, atëherë duket se largimi i Berishës është një veprim i nxituar i Lacios.
Por huazimi i portierit kuqezi tek Atalanta ka edhe anën e mirë të medaljes, sepse pas shpatullave të Marketit është shqiptari tjetër, Thoma Strakosha, "gardiani" i Shpresave që pret një mundësi të artë te bardhekaltërit.