
Shqipëri U 21 - Uells U 21 / 3-1 / MIQËSORE
Ditën e sotme në stadiumin Niko Dovana të Durrësit është luajtur një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Uellsit për moshat U-21.
Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin e thellë 3-1 për djemtë e drejtuar nga Alban Bushi. Sfida është zhbllokuar shumë shpejtë. Që në minutën e 8-të, Bullari e ka dërguar topin në fundin e rrjetës, duke zhbllokuar shifrat. Vetëm 6 minuta më vonë, Esat Mala dyfishoi shifrat në 2-0. Fraksioni i parë do të mbyllej me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë nuk ka pasur shumë histori, sepse miqtë nuk kanë mundur të reagojnë. Në këto kushte, në minutën e 68-të, Broja ka shënuar edhe golin e 3-të të ndeshjes. Miqtë kanë reaguar vetëm në fundin e ndeshjes, duke shënuar vetëm një gol në minutën e 91.