Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Shqipëria moda e re në Kosovë

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria moda e re në Kosovë

Futbollistët shqiptar po bëhen gjithmonë e më të modës në Kosovë. Ishte Bledi Shkëmbi, i cili u emërua trajner i Lirisë së Prizrenit, ai që hapi ''siparin'' e shqiptarëve të Shqipërisë, në futbollin e Kosovës.

Shkëmbi me nisjen e punës mori në skuadrën e Lirisë edhe 9 lojtarë të tjerë nga Kampionati Shqiptar, Endri Vrapin, Edvan Bakajn, Jetmir Sefa, Elton Basriu, Artur Magani, Elton Vasliu, Domgjoni, Alush Gavazajn, Kristi Kote dhe deri te preparatori atletik, Eris Selimi, duke formuar kështu një skuadër ''alla'' shqiptare.

Më pas ishte ish-lojtari i Partizanit, Ardit Jaupaj, i cili u transferua te Flamurtari i Prishtinës, më pas Laurent Ismailaj po nga Partizani u transferua te FK Drita.

Së fundmi është trajneri Mirel Josa që ka firmosur me klubin e Prishtinës, duke i ''thyer'' në një farë mënyre kufijtë e futbollit midis dy vëndeve.

Vitet e fundit është përfolur shumë ideja e të paturit një kampionat kombëtar futbolli, por fillimisht u justifikua me mos njohjen nga FIFA të Kosovës, por që pas antarsimit të shtetit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, shanset janë gjithnjë e më të shumta, mjafton vetëm angazhimi i të dyja Federatave, FSHF-së dhe FKf-së.

Futbollistë                                  Trajnerë                                              Preparator atletik

Endri Vrapi                                   Mirel Josa                                                  Elis Selimi

Edvan Bakaj                                 Bledi Shkëmbi

Jetmir Sefa

Elton Basriu

Artur Magani

Elton Vasliu

David Domgjoni

Alush Gavazaj

Kristi Kote

Ardit Jaupaj

Laurent Ismailaj

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga