Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shqipëria fiton ndaj Dinamo Zagreb në turneun "Etlinger 2019", Çela realizon një ''perlë" (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria fiton ndaj Dinamo Zagreb në turneun "Etlinger

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka fituar 2-1 ndaj Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e tretë të luajtur sot në orën 17:30, e vlefshme për turneun "Etlinger 2019".

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, dhe fraksioni i dytë i lojës ka folur për kuqezinjtë. Në minutën e 33-ta ka shënuar Cela, 1-0 për kombëtaren tonë. Më pas ka barazuar Dinamo e Zagrebit në minutën e 38-të dhe në minutën e 57-të Bajraktari shënon golin e fitores për vendin tonë.
Sina e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Abazaj, Halili, Hysenbelliu, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela.

Nesër në orën 09:30, U-16 do të luaj për vendin e 3-të dhe të 4-t ndaj kombëtares së Kroacisë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=38&v=-iVD2zPI2es
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga