Emiliano Vila luajti sot në fushë titullar ndaj Skënderbeut. Edhe pse babai I tij ndërroi jetë ditën e djeshme lojtari vendosi të zbriste në fushë. Në fund të takimit për “Supersport”, Vila u shpreh se gjeti forcën për të luajtur një trofe ia ka borxh babait të tij.
Titulla ndaj Skënderbeut? “Në radh të parë dua të falenderoj gjithë Shqipërinë që më ka ndënjtur pranë. Babai im që 9 vjeç më ka ndënjtur pranë dhe ishte ai iniciatori I karrierës sime dhe ia kisha borxh atij që të luaja. Nuk e di çfarë të them, por shpresoj të kem kënaqur atje ku është.
Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe kemi luajtur futboll të mirë. Dua të falenderoj gjithë çunat dhe trajnerin Martini pasi jemi në rrugën e duhur. Të mbajmë këtë rrugë në kampionat e pastaj të kalojmë te Kupa pasi këtë trofe ia kam borxh babait tim. Durrësi është shtëpia ime e dytë dhe zoti më ka dhënë forcë të jap më të mirën time”.