Portieri i Kombëtares kuqezi është shndërruar në faktor te Lacio. Thoma Strakosha konsiderohet si e ardhmja e portës bardhekaltër, ndërsa është shpallur edhe talenti i vitit nga “Laziochannel.it”.
Duke parë rritjen e portierit shqiptar dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë menduar t’ia trefishojnë rrogën Thoma Strakoshës.
Ai përfiton aktualisht, 100 mijë euro në sezon.