Shkëndija ka fituar titullin e katër kampion në Maqedoninë e Veriut. Skuadra që prej dy sezonesh drejtohet nga Ernest Gjoka e mbylli seoznin katër javë para fundit, teksa siguroi triumfin dhe pjesëmarrjen në Champions League. Te tetovarët bën pjesë edhe Bruno Dita, ish-lojtari i Dinamos, Teutës dhe Skënderbeut.
Lidhja mes kolegëve në skuadrën e Shkëndijës vihet re dhe në rrjetet sociale, ndërsa Gjoka nuk ka lënë pa I komentuar futbollistit shqiptar që duket në timon. Me batutë Dita ia ka kthyer "timonierit" të tij te Shkëndija, duke i treguar se edhe makina e ka mësuar rrugën.
Ernest Gjoka: Kujdes rrugën
Bruno Dita: Profe, e ka mësuar makina rrugën vetë

Poll