Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SHORTI I CHAMPIONS/ E gjithë vëmendja në Nyon të Zvicrës, skuadrat do të mësojnë rivalët e fazës së 1/8-ave

Shkruar nga NEWSPORT
SHORTI I CHAMPIONS/ E gjithë vëmendja në Nyon të

Ditën e sotme të gjithë do të jenë me vëmendjen në Nyon të Zvicrës, aty ku do të hidhet edhe shorti për Champions League. Ekipet do të presin me “ankth” për të mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

Gjithçka do të startojë në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës, ku goglat do të thonë edhe “fjalën” e tyre. Skuadrat që kanë dalë nga i njëjti grup nuk do të mund të përballen sërish mes tyre, teksa ekipet janë të ndara në vazo.

Në vazon e parë bëjnë pjesë skuadra si: Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Bayern Munich, Real Sociedad, Atletico Madrid dhe Dortmund.

Në vazon e dytë ka vend për: Copenhagen, PSV, Inter, Lazio, PSG, Napoli, Leipzig dhe Porto. Ndeshjet e para të kësaj faze janë parashikuar të luhen në 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga