Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shorti i Botërorit 2023 në Zvicër, Shqipëria ngjitet për herë të parë në vazon e 4-t

Shkruar nga NEWSPORT
Shorti i Botërorit 2023 në Zvicër, Shqipëria ngjitet

Shorti i eliminatoreve të Kupës së Botës për femra 2023 do të zhvillohet ditën e premte, më 30 prill, në ora 13:30 në Nion të Zvicrës. Skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot respektive dhe do të jenë goglat ato që do të përcaktojnë kundërshtarët e Shqipërisë në këtë kompeticion.

Për herë të parë në histori, Shqipëria e femrave është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, etj.

Në të njëjtën vazo me Kombëtaren tonë janë edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.

Skuadrat e mundshme me të cilat mund të përballet Shqipëria janë:

Vazo 1: Holandë, Gjermani, Angli, Francë, Suedi, Spanjë, Norvegji, Itali, Spanjë

Vazo 2: Belgjikë, Zvicër, Austri, Skoci, Islandë, Rusi, Finlandë, Portugali, Uells

Vazo 3: Republikë Çeke, Ukrainë, Irlandë, Poloni, Slloveni, Rumani, Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Irlandë e Veriut

Vazo 5: Turqi, Maltë, Kosovë, Kazakistan, Moldavi, Qipro, Ishujt Faroe, Gjeorgji, Letoni

Vazo 6: Mal i Zi, Letoni, Estoni, Luksemburg, Armeni, Bullgari

Janë gjithsej 51 Kombëtare që do të ndahen në nëntë grupe, ku gjashtë grupe do të përbëhen nga gjashtë skuadra dhe tre grupe nga pesë skuadra.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje në periudhën shtator 2021 - shtator 2022. Nëntë vendet e para të çdo grupi do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga