Partizani I sezonit të shkuar nuk ishte në lartësinë e merit, ndërsa drejtuesit po përqëndrohen te tregu vendas I transferimeve. Të kuqtë janë zyrtarisht pa trajner edhe pse Ilir Daja ka një marrëveshje me "Demat", por mbetet peng I merkatos së bllokuar dhe gjyqit në CAS.
Të kuqtë janë duke menduar për të ardhmen dhe kësisoj kanë piketuar dy lojtarë nga Kategoria e Parë. Bëhet fjalë për Klaus Zanin, 20 vjeçarin e Gramshi që luaj si sulmues. Lojtari tjetër është mesfushori I krahut, Klejdi Rapo që është aktivizuar me Devollin duke qenë një nga pikat kyçe të juglindorëve.
Ndeshja play-off me Partizanin B ishte vendimtare, me drejtuesit e kuq që kanë pëlqyer lojën e zhvilluar nga 26 vjeçari. Lojtarët mund të përdoren në ekipin e parë, atë B dhe kampionatin U-21 (Zani) që do startojë pas pak muajsh.
