
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, mund të ndjek nga shtëpia Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar. Një dëmtimi në gju është bërë shkak i ndërprejes së seancës stërvitore, sipas raportimeve Pogba, i cili zyrtarisht iu bashkua gjigantëve italianë në fillim të këtij muaji, do të kthehet në Itali.
Ish-ylli i Manchester United është diagnostikuar me një çarje të meniskut anësor në gjurin e tij të djathtë pasi çaloi nga fusha e stërvitjes në Los Angeles. 29-vjeçari pritej të operohet, ndërsa pjesa tjeter e ekipit vazhdojnë turneun e tyre parasezonal.
Ekzistojnë dy qasje të mundshme për dëmtimin e tij dhe dikush mund ta shohë atë të humbasë Kupën e Botës pasi mund ta mbajë mesfushorin jashtë fushës deri në vitin 2023. Një opsion do të ishte heqja e një pjese të meniskut, e cila do ta përjashtonte Pogba-n jashtë për afërsisht 40 deri në 60 ditë.