
Vasil Shkurtaj ishte padyshim një nga goditjet më të mira të Kukësit gjatë kësaj merkato. U largua nga Luftëtari dhe shumë skuadra ishin në kërkim të shërbimeve, por në fund ishte Safet Gjici që arriti të siguronte lojtarin. Në një pronocim për "SuperSport" Shkurtaj është shprehur se nuk e ka pasur shumë të vështirë ambientimin në skuadër si dhe nuk lë pa komentuar dhe konkurrencën me Rexhinaldon.
"Kalimi nga Kukësi te Luftëtari sjell dhe objektiva të tjera për mua. Atje luftonim për mbijetesë, ndërsa te Kukësi për kampionat. Më e vështirë që të luash për fitimin e titullit".
Përshtatja me skuadrën? Ekipi më ka pritur shumë mirë, djemtë dhe stafi teknik. Më kanë ndihmuar. Përshtatja nuk ka qenë e vështirë. Jam 26 vjeç kam ndërruar shumë ekipe dhe më duket normale diçka e tillë".
Konkurrenca me Rexhinaldon? "Nuk e kam problem konkurrencën me Reginaldon. Ne do të bëjmë punën tonë. Do të jap maksimumin në stërvitje dhe më pas e vendos trajneri se kë do të aktivizojë. Marrëdhënia me të? Shumë e mirë. Nuk kemi probleme mes nesh", - tha Shkurtaj.