
Shkëndija kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur ekipin e Kit Go nga Pehçeva me rezultatin 0-2. Ndeshja u vendos nga golat e shënuar nga Adenis Shalës në minutën e 23-të dhe ai i Dorievit në minutën e 92-të që vulosën kështu kualifikimin e skuadrës kuqezi në raundin tjetër të Kupës.
Në këtë takim debutoi edhe Sindrit Guri. Sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika gjatë merkatos së verës dhe firmosi me Shkëndijë. Ditën e djeshme, ish lojtari i Kukësit luajti minutat e para me skuadrën e re e tashmë pritet që në ndeshjet në vazhdim të luajë edhe titullar.
Poll