
Elita e kampionatit të Maqedonisë së Veriut luan sot dy takime. Në Tetovë, Shkëndija kërkon fitoren ndaj Borec. Vendasit e Shkëndijës kanë grumbulluar 7 pikë dhe gjenden në vendin e tre-të.Kjo ndeshje fillon në orën 16.30 dhe luhet në Ecolog Arena.
Një transfertë mjaft e vështirë është ajo e Renovës, që do i duhet të përballet me Sileks. Sifda luhet në Sileks Stadion dhe fillon në orën 16.30. Kjo është java e katërt e kampionatit maqedonas dhe pritshmëritë ndaj Shkëndijës janë të mëdha. Synimi është titulli kampion, por për t'ia arritur duhet shumë punë.
Poll