Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija e Tetovës në krizë rezultatesh, drejtuesit marrin vendim drastik për trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e Tetovës në krizë rezultatesh, drejtuesit marrin

Shkëndija e Tetovës nuk po kalon një moment të mirë. Në katër javët e para skuadra kampione ka arritur të marrë vetëm një barazim dhe 3 humbje duke bërë që të renditet në vendin e fundit në kampionatin maqedonas. Ditën e dieshme Shkëndija u mund në transfertë ndaj Borec me rezultatin minimal 1-0. Një humbje që ka qenë fatale për trajnerin Qatip Osmani, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë pas humbjes ndaj Borec. Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare, ndërsa trajneri i përkohshëm do të jetë Erhan Selimi.

Postimi i Shkëndijës së Tetovës:

KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me stafin teknik.

Grupi i punës që ka marrë përsipër menaxhimin e KF Shkëndija, duke analizuar rrethanat e fundit dhe rezultatet negative në periudhën e kaluar, vendos të shkarkojë nga detyra stafin teknik në krye me Qatip Osmanin.

Të gjithë në KF Shkëndija falemenderojmë Qatip Osmanin për kontributin e tij në arritjen e sukseseve historike në vitet e kaluara, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, si ushtrues detyre (trajner i përkohshëm) caktohet Erhan Selimi.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga