
Mbrojtësi sllovak I Shkëndijës, Jan Krivak ka kaluar momente të vështira, teksa ka përfunduar në spital pas kafshimit nga qentë endacak në Tetovë. Lojtari shkëlqeu me fanellën kuqezi të enjten mbrëma ndaj Tottenham, ndërsa ka qenë I pafat me incidentin.
Mediet në Maqedoninë e Veriut bëjnë me dije se shtatëlarti I mbrojtjes ka përfunduar në urgjencë, ndërsa gjendja duket e stabilizuar paçka se nuk dihet ende nëse do të mungojë ose jo për skuadrën e Ernest Gjokës.
Poll