Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Shkëlzen Gashi do Canën në skuadër, 2 mijë euro për ish-kapitenin kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlzen Gashi do Canën në skuadër, 2 mijë euro

Presidenti i skuadrës së Vëllaznimit në Kosovë, Shkëlzen Gashi ka folur për ofertën që i kishte bërë disa muaj më parë Lorik Canës. Për Ollen Gashi ka deklaruar:

"Ajo fotografi është bërë më moti në Shqipëri, kur jam takuar me Lorikun. Sidoqoftë, do të ishte diçka shumë e mirë sikur Lorik Cana t’i bashkohej Vëllaznimit, qoftë si futbollist, drejtor, menaxher. Pavarësisht rolit, prezenca e tij do të ishte diçka e mirë për klubin me të cilin jeton Gjakova”, tha Gashi.

Ai ka treguar edhe pagën modeste që do t'i ofronte ish kapitenit kuqezi.

"Jam i gatshëm që Lorik Canës t’ia ofrojë një rrogë prej 2 mijë eurosh në muaj. E di që nuk është ndonjë shumë e konsiderueshme për Canën, por në Vëllaznim lojtarët kanë rroga prej nga 300 eurosh, kurse për Canën do të isha në gjendje t’i bëj rrogë prej 2 mijë eurosh.

Sikur të na bashkohej Lorik Cana, sigurisht se pas tij do të vinin edhe sponsorë. Pastaj, ai njeh menaxherë e skautë të huaj, të cilët ndoshta do të mundë t’ia ofronte Vëllaznimit, futbollistëve tanë dhe gjërat do të fillonin të lëviznin pozitivisht”, përfundoi Gashi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga