
Kroacia u eleminua nga Argjentina në ndeshjen e gjysëm-finaleve të botërorit. Ishte Lionel Messi ai që arriti të shpallej dhe lojtari i ndeshjes në këtë takim, ku me golin e tij dhe asisitin dha kontributin e madh duke kualifikuar “Albicelestët” për në finale.
Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi i kombëtares kroate ka folur mbi duelin e tij me Messin. Gvardiol nuk ka dyshime për aftësinë e Messit dhe e cilëson si më të mirin në botë.
Deklarata:
“Jam ndeshur dhe më herët me Messin, por ai është një lojtar krejtësisht tjetër kur vesh fanellën e kombëtares së tij. Mund t’u them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori. Nuk ka lojtar që nuk gabon. Gabimet janë pjesë të sportit dhe do të përpiqem të mos bëj shumë në të ardhmen.
Do të doja të merrja çmimin për të riun më të mirë në Kupën e Botës, por do të ishte edhe më mirë të ktheheshim në shtëpi me medaljen e bronztë. Do të luftojmë fort për të mundur Marokun dhe dhe për të lumturuar popullin tonë, sepse e meriton”.