Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shkëlqeu te Partizani dhe shkoi në Europë, futbollisti i Kombëtares ndan rrugët me klubin: Është koha të largohem

Shkruar nga NEWSPORT

Ylber Ramadani nuk do jetë më pjesë e Vejle në Danimarkë. Mesfushori që ishte pjesë e Partizanit katër vite më parë, ka shkëlqyer me skuadrën daneze, teksa ia doli të ngjitej edhe në elitë, ndërsa këtë sezon mbijetuan mes më të mirëve.

Katër vite me danezët duket se u ka ardhur fundi, me mesfushorin e Kombëtares që ka ndarë rrugët. Është vetë Ramadani që me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar largimin pas katër sezonesh nga ekipi danez. Tanimë Ramadani do kërkojë për një ekip të ri, ndërsa nuk kanë munguar falenderimet.

"Tifozët e mi të dashur të VB, është koha të largohemi nga Vajle, dua të falënderoj të gjithë ju që keni qëndruar me mua për këto 4 vjet, në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në ulje dhe ngritje sepse kështu qëndruam të fortë. Ju jeni bërë pjesë e familjes time dhe keni një vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë krenar që kam luajtur për Vejle Boldklub dhe që kemi bërë histori së bashku", shkruan Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga