Teuta ka hedhur sytë nga Borislav Simiç, mbrojtësi serb që luajti sezonin e kaluar në Superligë me Bylisin dhe gjatë pjesës së parë të sezonit, po me ekipin ballshiot.
Siç raportohet edhe në faqen e Teutës në Facebook, qendërmbrojtësi është në listën e merkatos që ka përpiluar trajneri Gugash Magani.
Por, problem është Bylisi, sepse Simiç nuk mund të luajë në Shqipëri pa lejen e klubit ballshiot.
Gjithsesi zgjidhja mund të gjendet mes dy klubeve, sepse Teuta mund të huazojë portierin Bledian Rizvani te Bylisi dhe Simiç mund të luajë pa probleme për “djemtë e detit”.
[caption id="attachment_72170" align="alignnone" width="640"] Borislav Simic[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll