Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Shkëlqente dikur në fushë, Paolo MALDINI bën “lojtarin e madh” edhe në zyra

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqente dikur në fushë, Paolo MALDINI bën “lojtarin

Fitimi i Scudettos pas 11 vitesh i hapi rrugë një epoke të re për skuadrën nga Milano. Pas përfundimit të kampionatit, festës së titullit iu bashkua edhe lajmi se Elliott kishte arritur marrëveshje për shitjen e aksioneve drejt kompanisë amerikane RedBird Capital Partners. Kalimi i pronësise rriti edhe entuziazmin e tifozëve kuqezi, të cilët kanë vite që presin për një Milan si në kohën e Paolo Maldinit. Epoka e Paolos si futbollist ka mbaruar por pak e mendonin se një epokë tjetër do të niste me të në krye të merkatos kuqezi.

Që në vitin 2018 kur Maldini sëbashku me Massara dhe Boban u bën pjesë e bordit, ekipi kuqezi ja ka dal të bëj cudira në merkato. Brenda 2 vitesh Maldini ja doli të sillte në skuadër lojtare te paprovuar të cilët tashmë janë faktorë kryesorë në suksesin e 7 herë kampionëve te Europës duke përmendur këtu talent si Tonali i cili u mor për vetëm 10 milion euro apo dyshja e pakalueshme e mbrojtjes Tomori-Kalulu.

Suksesi me i madh ne drejtimin e tij eshte përgjysmimi i rrogave të lojtarëve. Tani kur jemi në mesin e merkatos, Milan ka forcuar skuadrën me elementë të rinj si Adli, Pobega dhe Origi. Gjithashtu klubi është pranë aritjes së akordit me një tjetër talent si Charles De Keteleare per shifrën e 32 milion eurove plus 3 të tjerave në formë bonusesh. E gjitha cka mbetet per Maldinin është arritja e akordit me Renato Sanches që pritet të jetë goditja e fundit e merkatos.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga