Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, mesa duket në merkaton e verës do të rikthehet te skuadra e Atalantës. Ekipi nga Bergamo duket se ka plane për futbollistin shqiptar.
Në verë ai u huazua që të kishte mundësi të ambjentohej në futbollin italian,por duket se në Bergamo mendojnë se Gjimshiti është lojtar tek i cili mund të shtrihen plane afatgjate.
Në momentin kur u vendos dhënia në huazim e tij te Avelino, dy klubet ranë dakord për vendosjen e një klauzole largimi nëpërmjet të cilës klubi i Serisë B mund të blinte futbollistin në fund të këtij sezoni. Por, siç ka treguar sot presidenti i Avelinos, Valter Takone, shifra ishte e papërballueshme për klubin e tij.
“Ne nuk shpenzojmë shumë. Drejtuesit sportivë janë treguar shumë të aftë pasi kanë arritur të afrojnë këtë sezon në huazim lojtarë si Radunoviç dhe Gjimshiti. Të dy mund t’i blinim në fund të sezonit, por për shifra shumë të larta. Të parin për 2 milionë euro, ndërsa të dytin për 10 milionë euro”, zbuloi Takone.